KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Liga e kombeve: Kosova luftoi, Izraelit s’iu prek porta (VIDEO)

Liga e kombeve: Kosova luftoi, Izraelit s’iu prek porta (VIDEO)

Kosova u përpoq në disa mënyra ta gjente golin e epërsisë.

Kreshnik Hajrizi gjuajti fuqishëm, por topi përfundoi mbi portë, ndërsa Edon Zhegrova ishte i pafat.

Milot Rashica goditi saktë brenda kornizës, por portieri kundërshtar reagoi në mënyrë vendimtare.

Kombëtarja e Kosovës e nisi me shumë vrull përballjen ndaj Izraelit, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Rastin më të mirë, Dardanët e krijuan me një debutues. Lindrit Kamberi, në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Kosovës, goditi me kokë, por topi u përplas në traversë.

Skuadra e drejtuar nga Franco Foda vazhdoi të kërkonte golin edhe në pjesën e dytë, por detyra iu vështirësua pas përjashtimit të Veldin Hoxhës, duke mbetur me një futbollist më pak në fushë.

Pavarësisht kësaj, Dardanët rezistuan deri në fund, por nuk arritën ta gjenin rrugën drejt rrjetës.

Kosova dhe Izraeli u ndanë me nga një pikë, pas një ndeshjeje që përfundoi pa gola.

Megjithatë, përzgjedhësi Franco Foda u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës.

Ndërkaq, emocionet e debutimit me fanellën dardane nuk i fshehu as Lindrit Kamberi.

Përballja me Izraelin ishte e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Tashmë, Dardanët e kanë në fokus sfidën e radhës, atë ndaj Irlandës, që zhvillohet të martën në Dublin.

Ky duel u transmetua ekskluzivisht në Klan Kosova.

Për më shumë, ndiqeni kronikën:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.