Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur pas barazimit pa gola me Izraelin.
Kosova barazoi 0-0 me Izraelin, në ndeshjen e luajtur në “Fadil Vokrri”, e cila i takoi xhiros së pestë të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Foda tha se nuk i shfrytëzuan rastet, dhe se i mungon një lojtar si Florent Muslija.
“Filluam shumë mirë. Nuk i shfrytëzuam rastet në pjesën e parë dhe kjo ndikoi që të fitonim një pikë. Në pjesën e parë ishte loja që dëshironim. Në pjesën e dytë me një lojtar më pak bëhet më e vështirë dhe kishim edhe disa raste. Në përgjithësi jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Lojtar si Florent Muslija na mungojnë. Është i rrezikshëm para golit. Edhe me këtë formacion kemi shënuar gola dhe kemi fituar”, ka thënë Foda.
Kosova ka gjashtë pikë të tubuara pas pesë ndeshjeve, teksa Izraeli mori pikën e tretë.
Ndeshjen e ardhshme, Kosova e luan ndaj Irlandës në udhëtim, më 17 nëntor.

