Aktorja e njohur amerikane, Wendy Phillips, e cila fitoi popullaritet gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta, është fotografuar në një dalje të rrallë publike në Los Angeles, duke u shfaqur dukshëm ndryshe nga vitet kur ishte aktive në ekran.
74-vjeçarja, e njohur për rolet e saj në filmat Midnight Run dhe Bugsy, si dhe në serialet televizive Homefront, Falcon Crest dhe Promised Land, u pa teksa kryente disa punë të përditshme në qytet.
Për këtë dalje, Phillips kishte zgjedhur një kombinim të thjeshtë dhe elegant, me veshje në ngjyrë blu të errët dhe një xhaketë të gjatë.
Ajo kishte veshur gjithashtu një bluzë të bardhë me mbishkrimin “E ardhmja është femërore”, ndërsa dukjen e kompletoi me atlete sportive blu dhe të bardha të markës Hoka.
Aktorja mbante dy çanta në nuanca kafe, ndërsa flokët e saj të gjatë, tashmë të argjendtë, i kishte lidhur prapa. Syzet e diellit plotësonin paraqitjen e saj të përditshme.
Phillips e nisi karrierën televizive në vitet ’70, por suksesin më të madh e arriti gjatë dekadës pasuese.
Ajo luajti përkrah Robert De Niros në komedinë kriminale Midnight Run, ndërsa në vitin 1991 u shfaq në filmin Bugsy, me protagonist Warren Beatty.
E lindur në Brooklyn në vitin 1952, aktorja u rrit në një familje artistësh, me të dy prindërit të angazhuar në aktrim. Më vonë, familja e saj u zhvendos në Berkeley të Kalifornisë, ku nëna e saj themeloi një shkollë aktrimi.
Vitet e fundit, Phillips e ka vazhduar lidhjen me profesionin duke ua përcjellë njohuritë e saj në aktrim brezave të rinj të studentëve. /Telegrafi/

