KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjykata e Apelit ia zëvendëson arrestin shtëpiak me ndalim afrimi ish-drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Gjykata e Apelit ia zëvendëson arrestin shtëpiak me ndalim afrimi ish-drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Gjykata e Apelit ia ka zëvendësuar masën e arrestit shtëpiak me masën e ndalimit për t’iu afruar personit të caktuar ish-drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berishës, i dyshuar për dhunë në familje.

Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas ankesës së mbrojtësit të Berishës.

“Me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, është aprovuar ankesa e mbrojtësit të të pandehurit G.B. dhe është ndryshuar Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, në atë mënyrë që masa e arrestit shtëpiak, e caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për periudhën nga data 30.10.2026 deri më 29.11.2026, është zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar personit të caktuar”, ka deklaruar Gashi.

Fillimisht, Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte caktuar Berishës masën e arrestit shtëpiak për një muaj, nën dyshimin për dhunë në familje.

Sipas arsyetimit të Gjykatës Themelore, kjo masë ishte vlerësuar e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuarën dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

Pas lirimit nga arresti shtëpiak, Berisha ishte parë në stadium, ku kishte ndjekur nga afër ndeshjen e Kosovës kundër Izraelit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.