KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Enti Shtetëror i Revizionit deri më 1 dhjetor do të pranojë propozime për projektet dhe kontrollet për vitin 2027

Enti Shtetëror i Revizionit deri më 1 dhjetor do të pranojë propozime për projektet dhe kontrollet për vitin 2027

Institucionet dhe shoqatat e ndryshme në Maqedoninë e Veriut deri më 1 dhjetor do të mund të propozojnë ndonjë temë, projekt ose institucion te Enti Shtetëror i Revizionit për kontroll gjatë vitit 2027-të.

“Në drejtim të avancimit të transparencës dhe përfshirjes së publikut në procesin e përcaktimit të prioriteteve të revizionit, ESHR-ja i fton të gjitha palët e interesuara – institucionet, organizatat, shoqatat e qytetarëve dhe subjektet e tjera të interesuara, që të dorëzojnë propozime për institucione, subjekte dhe fusha për të cilat konsiderojnë se ekziston nevoja dhe interesi publik për kryerjen e revizionit shtetëror”, raportoi Revizioni.

Dorëzimi i propozimeve mund të bëhet ne ueb-faqen e Revizionit ose në e-mailin e Revizionit.

Propozimet e pranuara do të përfshihen në Programin Vjetor të Punës për vitin 2027-të, por paraprakisht duhet të miratohen nga kryerevizori shtetëror dhe të dorëzohen në Kuvendin e RMV-së, më së largu deri në fund të dhjetorit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.