KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Fisnik Asllani i dëshpëruar me barazimin, synim tre pikë ndaj Irlandës

Fisnik Asllani i dëshpëruar me barazimin, synim tre pikë ndaj Irlandës

Sulmuesi i Kosovës Fisnik Asllani për “Klan Kosova foli për ndeshjen, dëshpërimin nga rezultati si dhe synimet për lojën e ardhshme ndaj Irlandës.

 “Besoj që të gjithë kemi dashur të marrim tre pikë. Nuk shkoi ashtu. Jemi të dëshpëruar që nuk kemi mundur ta fitojmë lojën, por pas dy ditëve na pret loja me Irlandën”.

“Lojë e vështirë, të dy ekipet nuk kanë pasur shumë mundësi për gol, topi i fundit para goditjes na ka munguar”.

“Kur luan me kombëtare kurrë nuk ka të lehtë. Gjithë na pret një kundërshtar i fortë që jep gjithçka për shtetin e vetë. Qysh japim ne gjithçka, edhe ata japin gjithçka për shtetin e tyre”.

I pyetur për Irlandën, Asllani theksoi se do vetëm pikët e plota me Irlandën.

“Çka synoni me Irlandën? Tre pikë. Duam ta fitojmë lojën pastaj se ku mbesim në tabelë do t’ia lëmë kohën” deklaroi Asllani.

Kosova tani ka gjashtë pikë në grupin B3, ndërsa pas tre ditëve Kosovë e pret Irlanda në Dublin./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.