Sonte në emisionin “Big Talk”, përkrah dy opinionistëve Vlorijan Halilit dhe Sara Kolamit, e pranishme ishte edhe Benita, e cila do të jetë pjesë e formatit në rolin e ri si opinioniste.
Gjatë emisionit, prezantuesja Loredana e pyeti Benitën nëse kishte ardhur me Bugatti, ndërsa ajo u përgjigj: “Po, me Bugatti, s’e ndërroj!”.
E pyetur për përvojën e saj të re si opinioniste, Benita u shpreh e entuziazmuar, duke theksuar se formati kishte pasur nevojë për të dhe për opinionet e saj.
“Shumë mirë, ka pasë nevojë ky format për Benkin, për opinionet e saj super të sakta edhe pak thumbuese…”
Burimi: klankosova.tv ↗

