Akil Gjakova në xhiron e parë mposhti me Ippon, Lucian Bors Dumitrescu nga Romania.
Ndërsa në xhiron e dytë mposhti me 1 Wazaari dhe 1 Yuko, Serhii Nebotov nga Ukraina. Kurse në ndeshjen e tretë mposhti me Ippon, Karim Abdulaev nga Emiratet e Bashkuara Arabe
Në çerekfinale Akili mposhti me 1 Wazaari dhe 1 Yuko, Nathan Cadignan nga Franca. Akili në gjysmëfinale humbi me Ippon nga Giorgi Loladze nga Gjeorgjia.
Në ndeshjen për medaljen e bronztë Akili mposhti me Ippon Anton Shuhalieiev nga Spanja dhe fitoi medaljen e bronztë në këtë garë, thuhet në postimin e Federatës së Gjudos në facebook./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

