KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Kylie Jenner shfaqet me korse të hapur, rikthehen spekulimet për një tjetër ndërhyrje në gjoks

Kylie Jenner shfaqet me korse të hapur, rikthehen spekulimet për një tjetër ndërhyrje në gjoks

Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në Instagram, ku pozoi e veshur me një korse me dekolte të thellë dhe pantallona të ngushta me bel të lartë.

Ylli 29-vjeçar publikoi fotografitë në Instagram Story, ndërsa pamja e saj u komentua edhe për shkak të spekulimeve se mund t’i jetë nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje estetike në gjoks.

Dyshimet nisën pas paraqitjes së saj në LACMA Art+Film Gala në Los Angeles, ku disa përdorues të rrjeteve sociale vunë re se Kylie e mbante njërën dorë në një pozicion që, sipas tyre, dukej sikur po përpiqej të mbulonte një pjesë të gjoksit.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga vetë ajo për një ndërhyrje të re.

Në vitin 2025, Jenner kishte folur publikisht për operacionin e mëparshëm të gjoksit, duke zbuluar edhe detaje rreth implanteve prej 445 cc, pas vitesh spekulimesh. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.