KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kombëtarja e Portugalisë vendos që dizajni i vjetër i numrit 7, të mbetet unik

Kombëtarja e Portugalisë vendos që dizajni i vjetër i numrit 7, të mbetet unik

Kombëtarja e Portugalisë ka vendosur që të ruajë në mënyrë simbolike trashëgiminë e Cristiano Ronaldos, duke ndryshuar dizajnin e numrit 7 në fanellat e saj. Pas shumë vitesh, numri që u bë simbol i CR7 do të ketë një pamje të re, me shtimin e një vije tërthore.

Federata Portugeze e Futbollit ka konfirmuar se ky ndryshim do të hyjë në fuqi nga ndeshja e sotme ndaj Danimarkës, në kuadër të Ligës së Kombeve shkruan Indeks Online.

 Qëllimi është që dizajni i vjetër i numrit 7, i lidhur ngushtë me Ronaldon, të mbetet unik dhe të mos përdoret më nga futbollistët e tjerë.

Vendimi vjen si një shenjë respekti për një futbollist që për më shumë se dy dekada përfaqësoi vendin e tij në skenën ndërkombëtare. Ronaldo e përfundoi aventurën me kombëtaren me 234 paraqitje dhe 146 gola, duke u bërë golashënuesi dhe futbollisti me më së shumti ndeshje në historinë e Portugalisë.

Gjatë kësaj periudhe, ai udhëhoqi Portugalinë drejt triumfit në EURO 2016 dhe dy trofeve të Ligës së Kombeve, në vitet 2019 dhe 2025.

Ndërkohë, në ndeshjen ndaj Danimarkës, numrin e ri 7 do ta bartë Carlos Forbs, ndërsa Federata ka përgatitur edhe një homazh të veçantë për ish-kapitenin./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.