Sindikata e Re e KEK-ut ka publikuar një video të punëtorëve të Korporatës Energjetike, duke punuar në të ftohtë dhe në shi.
Përmes videos, sindikata përkujton kushtet e punës duke kërkuar kontribut për dinjitetin e punëtorëve, transmeton IndeksOnline.
“Mirënjohje dhe respekt për këta punëtorë që edhe në këto kushte të vështira punojnë me përkushtim dhe kontribuojnë për prodhimin e energjisë në vendin tonë.
Por tani shtrohet pyetja: A nuk e meritojnë këta punëtorë ngritjen e pagave dhe pagën e 13-të?” thuhet në postim.
Duke kërkuar që të vlerësohet puna e punëtorëve, sindikata do të protestojë sërish më 19 nëntor, përpara zyrave të KEK-ut.
Burimi: indeksonline.net ↗

