KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Foda pas barazimit me Izraelin: Na munguan golat për fitore, në përgjithësi jam i kënaqur me ndeshjen

Foda pas barazimit me Izraelin: Na munguan golat për fitore, në përgjithësi jam i kënaqur me ndeshjen

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur pas barazimit 0-0 ndaj Izraelit, duke theksuar se skuadra e tij e kishte zbatuar planin e paraparë, por mungesa e konkretizimit të rasteve para portës kundërshtare bëri që Dardanët të mos merrnin fitoren.

Në prononcimin pas ndeshjes, Foda u shpreh se Kosova e nisi mirë takimin, sidomos në 25 minutat e para, por nuk arriti t’i shfrytëzonte mundësitë e krijuara.

“Na munguan golat për fitore. E filluam mirë në 25 minutat e para, por nuk i shfrytëzuam rastet e pjesës së parë”, deklaroi Foda.

Ai theksoi se edhe në pjesën e dytë, pavarësisht se Kosova mbeti me një futbollist më pak pas kartonit të kuq, skuadra arriti të krijonte disa mundësi shënimi.

“Pjesën e parë, ajo që u planifikua edhe u realizua, mirëpo nuk i shfrytëzuam rastet. Në pjesën e dytë, me një lojtar më pak, edhe aty i kishim disa raste, por na mungoi goli. Përgjithësisht jam i kënaqur me ndeshjen”, u shpreh përzgjedhësi i Kosovës.

Foda foli edhe për mungesën e Florent Muslijës, duke vlerësuar cilësitë e mesfushorit, veçanërisht aftësinë e tij për të krijuar raste dhe për të dhënë pasimin e fundit.

“Lojtarë si Muslija na mungojnë, sepse është një lojtar që di ta japë pasimin e fundit, është i rrezikshëm para golit. Sido që të jetë, edhe me këta lojtarë kemi fituar dhe situata është kështu siç është”, përfundoi Foda.

Kosova kështu e mbylli ndeshjen ndaj Izraelit me rezultat 0-0, ndërsa mungesa e golave mbeti pengesa kryesore për Dardanët në këtë përballje.

/GazetaBlic Sport/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.