KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Synimin te fitorja, Kuqezinjtë zbarkojnë në Budapest për duelin me Bjellorusinë

Synimin te fitorja, Kuqezinjtë zbarkojnë në Budapest për duelin me Bjellorusinë

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Budapest, aty ku nesër do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj faze të Ligës së Kombeve, transmeton klankosovat.tv

Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë në sfidën e fundit të grupit, me synimin për të marrë tri pikët dhe për të siguruar vendin e parë në klasifikim.

Sipas Top Channel, përfaqësuesja shqiptare e ka zhvilluar në Tiranë seancën e fundit stërvitore përpara udhëtimit drejt Hungarisë, ndërsa pas mbërritjes në Budapest nuk është parashikuar një tjetër seancë stërvitore.

Ndeshja Shqipëri–Bjellorusi do të luhet nesër, në orën 18:00, në Budapest, në lokacion neutral. Një përballje me peshë të madhe për fatin e grupit, ku skuadra e drejtuar nga Rolando Maran kërkon ta mbyllë këtë fazë në krye të renditjes. 

Kuqezinjve iu mjafton vetëm një pikë ndaj Bjellrusisë që të mbajnë kreun dhe të kalojnë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.