Mesfushori Leon Avdullahu thotë se është shumë i zhgënjyer me barazimin ndaj Izraelit.
“Dardanët” u ndalën në një barazim pa gola në Prishtinë, ku ishin me një lojtar më pak si pasojë e përjashtimit të Veldin Hoxhës.
Pas ndeshjes, për “Klan Kosova”, Avdullahu tha se kartoni i kuq e bëri dallimin dhe që është i zhgënjyer ngase fitorja ka qenë e domosdoshme.
“Kartoni i kuq. Deri aty e patëm lojën në dorë, pas asaj nuk kishim shumë shanse se u fokusuam në aspektin defansiv. Është dashur ta fitojmë këtë lojë”.
“Deri në kartonin e kuq ka qenë shumë mirë, patëm raste po nuk arritëm me shënu. Të zhgënjyer? Po shumë, është dashur të fitojmë sonte”, deklaroi ai.
Kësisoj, për ta siguruar vendin e dytë Kosova duhet të fitojë në Dublin ndaj Irlandës./Telegrafi/

