KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Avdullahu i zhgënjyer pas barazimit me Izraelin: Është dashur ta fitojmë këtë lojë

Avdullahu i zhgënjyer pas barazimit me Izraelin: Është dashur ta fitojmë këtë lojë

Pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, futbollisti i Dardanëve, Avdullahu, ka shprehur zhgënjimin e tij për rezultatin, duke theksuar se kartoni i kuq ishte momenti që ndryshoi rrjedhën e takimit.

Në një prononcim për “Klan Kosova”, Avdullahu tha se deri në përjashtimin e Hoxhës, Kosova e kishte ndeshjen nën kontroll dhe kishte krijuar raste për shënim, por nuk arriti t’i konkretizonte ato.

Ai theksoi se pas kartonit të kuq, Dardanët u detyruan të përqendroheshin më shumë në fazën defanzive, duke pasur më pak mundësi për të kërkuar fitoren.

“Kartoni i kuq. Deri aty e patëm lojën në dorë, pas asaj nuk kishim shumë shanse, sepse u fokusuam në aspektin defansiv. Është dashur ta fitojmë këtë lojë”, deklaroi Avdullahu.

Tutje, ai nuk e fshehu zhgënjimin për faktin se Kosova nuk arriti të merrte tri pikët e plota.

“Deri në kartonin e kuq ka qenë shumë mirë, patëm raste, por nuk arritëm të shënonim. Të zhgënjyer? Po, shumë. Është dashur të fitojmë sonte”, përfundoi ai.

Barazimi ndaj Izraelit lë shije të hidhur te Dardanët, të cilët kishin synuar fitoren në këtë përballje.

/GazetaBlic Sport/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.