KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

SHQIPËRIA U-19 NË LIGËN A!

SHQIPËRIA U-19 NË LIGËN A!

Kombëtarja shqiptare U-19 ka arritur një sukses të rëndësishëm në rrugëtimin drejt Kampionatit Europian U-19 “Çeki 2027”, duke siguruar ngjitjen në Ligën A.

Kuqezinjtë kanë triumfuar me rezultatin e pastër 4-0 ndaj Armenisë, duke përsëritur të njëjtin rezultat edhe në përballjen ndaj Qipros. Me dy fitore bindëse dhe pikë të plota, Shqipëria ka siguruar vendin e parë në grup.

Protagonistë në fitoren ndaj Armenisë ishin Muslika dhe Vukaj, të cilët shënuan nga një gol, ndërsa Kulla realizoi dy herë, duke vulosur suksesin e kuqezinjve.

Ky rezultat konfirmon paraqitjen fantastike të Shqipërisë U-19, e cila tashmë ngjitet në Ligën A dhe vijon me besim të plotë rrugëtimin drejt Europianit “Çeki 2027”./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.