Mbyllet pjesa e parë në “Fadil Vokrri”, asgjë s’po i ndanë Kosovën e Izraelin
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit, e cila po luhet në kuadër të xhiros së pestë të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Pas 45 minutave të parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, rezultati është i barabartë, me shifrat prej 0-0.
Kombëtarja dardane ishte më e mirë gjatë gjithë pjesës së parë, duke dominuar me posedim, por edhe me raste.
Gjatë 45-minutëshit të parë, Kosova pati dhjetë goditje, nga to një brenda kornizës së portës. Madje, Kosova e goditi një herë shtyllën, me anë të Lindrit Kamberit.
Edhe Izraeli i patet rastet e tij, por që vetëm një herë testuan duart e Amir Saipit, derisa goditjet tjera ishin jashtë portës.
Me këtë rezultat, Kosova shkon në kuotën e gjashtë pikëve, derisa Izraeli në tri pikë.
Edhe dueli i 1 tetorit përfundoi pa gola.

