KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Dhimbje e papritur në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje? Kirurgu Shqiptar Demaçi shpjegon çfarë është pneumotoraksi

Dhimbje e papritur në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje? Kirurgu Shqiptar Demaçi shpjegon çfarë është pneumotoraksi

Dhimbja e papritur dhe e fortë në kraharor, sidomos kur shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, mund të jetë shenjë e një problemi serioz që kërkon vlerësim urgjent mjekësor.

Kirurgu torakal Shqiptar Demaçi, i ftuar në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i cili është i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”, ka folur për pneumotoraksin, një gjendje që karakterizohet nga grumbullimi i ajrit në hapësirën ndërmjet mushkërisë dhe murit të kraharorit.

Ai ka shpjeguar se pneumotoraksi spontan mund të paraqitet si pasojë e çarjes së strukturave të vogla ajrore pranë sipërfaqes së mushkërisë.

Sipas tij, kjo gjendje haset edhe te personat e rinj, veçanërisht te disa meshkuj të gjatë dhe të hollë.

“Ajo fillon me një dhimbje shumë të fuqishme”, ka deklaruar Demaçi, duke shtuar se më pas mund të shfaqen edhe probleme me frymëmarrjen.

Pneumotoraksi mund të jetë i lehtë ose serioz, ndërsa trajtimi varet nga madhësia e tij, simptomat dhe gjendja e pacientit.

Dhimbja e papritur në kraharor ose vështirësia e theksuar në frymëmarrje nuk duhet të neglizhohet dhe kërkon ndihmë të menjëhershme mjekësore.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:


– YouTube www.youtube.com

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.