KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gazetari Andi Shabani: Gjendja e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” është e mirë

Gazetari Andi Shabani: Gjendja e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” është e mirë

Gazetari Andi Shabani, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga fusha e gjelbër e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku pritet të zhvillohet ndeshja e Kosovës me Izraelin, ka bërë të ditur se gjendja e barit është e mirë.

Shabani tha se pas kritikave të adresuara ndaj Kosovës për gjendjen e fushës pas ndeshjes me Austrinë, janë ndërmarrë masa për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e saj.

Ai theksoi se që nga përfundimi i ndeshjes me Austrinë, fusha nuk është shfrytëzuar, pikërisht për ta ruajtur atë në gjendjen më të mirë për përballjen e radhës, njofton Klankosova.tv.

“Nuk ka pasur diskutime për fushën dhe barin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Duhet të theksohet se pas ndeshjes me Austrinë, fusha nuk është shfrytëzuar më, me qëllim që të ruhet për këtë ndeshje”, deklaroi Shabani.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.