KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Në dy komuna të Zvicrës, nxënësit shqiptarë përgatiten për festën e 28 Nëntorit

Në dy komuna të Zvicrës, nxënësit shqiptarë përgatiten për festën e 28 Nëntorit

Nxënësit e Shkollës Shqipe – LAPSH “Naim Frashëri” në Neuenhof dhe Spreitenbach do të organizojnë një manifestim festiv me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, shkruan Telegrafi.

Përmes një programi kulturor dhe artistik, nxënësit do të sjellin këngë, recitime dhe valle, duke shënuar festën kombëtare dhe duke përcjellë dashurinë për gjuhën shqipe, flamurin kuqezi dhe atdheun.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, mësuesi Vaxhid Sejdiu ka bërë të ditur se nxënësit do të jenë pjesë e këtij manifestimi, duke ftuar bashkatdhetarët që të marrin pjesë dhe të mbështesin shkollën shqipe.

Sipas njoftimit, prania e publikut do të jetë një mbështetje për shkollën dhe motivim për brezat e rinj që mësojnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe.

Organizatorët kanë ftuar të gjithë bashkatdhetarët që t’u bashkohen festimeve të 28 Nëntorit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.