Sulmuesi i Kosovës, Baton Zabërgja, në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën, ka shprehur optimizëm para përballjes së sotme ndaj Izraelit.
Zabërgja ka thënë se atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe se skuadra synon ta kurorëzojë atë me fitore, njofton Klankosova.tv.
“Atmosfera është shumë e mirë dhe presim që këtë atmosferë ta përmbyllim me fitore. Përgatitjet kanë qenë në nivel dhe shpresojmë për fitore. Mendoj se duhet të jemi të fokusuar në ndeshjen e sotme. Do të sulmojmë që nga minuta e parë”, ka deklaruar ai.
Ndeshja Kosovë – Izrael, zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Burimi: klankosova.tv ↗

