KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Izraelit, Foda pa shumë ndryshime

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Izraelit, Foda pa shumë ndryshime

Përzgjedhësi gjerman i Kosovës, Franco Foda pritet t’i besojë skemës 3-4-3 në përballjen e sotme (e shtunë) ndaj Izraelit në “Fadil Vokrri”, me disa ndryshime të vogla në formacion, por duke ruajtur boshtin kryesor të skuadrës.

Kosova zhvillon sot një ndeshje të rëndësishme ndaj Izraelit në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda pritet të mos bëjë pak ndryshime në formacionin startues.

Telegrafi mëson se Dardanët pritet të paraqiten me skemën 3-4-3, sikurse në ndeshjen e fundit ndaj Austrisë, dhe në formacion do të jenë vetëm dy ndryshime të detyruara.

I pari do të jetë ai në portë, ku Amir Saipi liron venin e Arijanet Muricit, ndërsa Kreshnik Hajrizi atë të Lumbardh Dellovës së lënduar.

Kështu, në repartin mbrojtës parashikohet të luajnë Ilir Krasniqi, Kreshnik Hajrizi dhe Ron Raçi, ndërsa në krahë do të jenë Dion Gallapeni dhe Mërgim Vojvoda.

Mesfusha pritet të përbëhet nga Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha, i cili shihet i favorizuar ndaj Elvis Rexhbeçajt të rikthyer, ndërsa në fazën ofensive Foda mund t’i besojë Edon Zhegrovës, Vedat Muriqit dhe Baton Zabërgjës, duke e lënë përsëri në bankë Fisnik Asllanin.

Ndryshe, ndeshja Kosovë–Izrael zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 15:00 dhe është e vlefshme për raundin e pestë të grupit 3 të Ligës B në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.