KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kosova kërkon fitore ndaj Izraelit

Kosova kërkon fitore ndaj Izraelit

Kombëtarja e Kosovës do të përballet sot me Izraelin, në një ndeshje të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dardanët, të udhëhequr nga përzgjedhësi Franco Foda, kanë zhvilluar të premten stërvitjen e fundit para kësaj përballjeje, e cila do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00.

Para ndeshjes, Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar tifozët për masat e sigurisë dhe rregullat që duhet të respektohen gjatë hyrjes në stadium.

Sipas njoftimit të FFK-së, ndalohet futja dhe përdorimi i armëve të çdo lloji, mjeteve të mprehta, mjeteve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve dhe mjeteve eksplozive.

FFK-ja u ka bërë thirrje tifozëve që t’i respektojnë udhëzimet dhe masat e sigurisë, në mënyrë që ndeshja të zhvillohet pa incidente. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.