Një grua ka vdekur të premten në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi paraprakisht ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 13:45.
Viktimës i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë kontrollit në QKMF-në e Klinës, pas së cilës ishte nisur me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Pejës.
Megjithatë, me të arritur në spital, mjekët kanë konstatuar se ajo nuk kishte shenja jete.
Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Burimi: dukagjini.com ↗

