KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tentoi ta godasë policin me veturë dhe sulmoi një tjetër, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Tentoi ta godasë policin me veturë dhe sulmoi një tjetër, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se tentoi ta godasë me veturë një zyrtar policor, ndërsa më pas sulmoi fizikisht një polic tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 10:15, në rrugën “Wesley Clark”.

Ngjarja ka ndodhur derisa zyrtarët policorë po merreshin me rregullimin e trafikut. I dyshuari, i cili nuk iu bind urdhrave të policisë, dyshohet se bëri vozitje të rrezikshme dhe tentoi ta godasë njërin nga zyrtarët me veturë, transmeton Klankosova.tv

Pas ndalimit nga njësia policore, ai dyshohet se nuk i përfilli sërish urdhrat dhe sulmoi fizikisht një polic tjetër.

Zyrtari i sulmuar ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.