KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kontrolle në gjashtë lokacione në Mitrovicë të Jugut, tre persona përfundojnë në pranga

Kontrolle në gjashtë lokacione në Mitrovicë të Jugut, tre persona përfundojnë në pranga

Policia ka kontrolluar gjashtë lokacione në Mitrovicë të Jugut, pronë e tre personave të dyshuar për organizim të lojërave të fatit.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar 6 mijë e 844 euro e 80 centë, një armë zjarri, 10 fishekë, rreth 10 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike, si dhe pajisje elektronike e materiale për bixhoz.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë konfiskuar nëntë telefona, një DVR i kamerave, një automjet, nëntë kartela bankare, katër mullinj për bluarjen e narkotikëve dhe prova të tjera materiale, transmeton Klankosova.tv.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Posedim i narkotikëve”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.