Pas largimit të papritur nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 5”, Beharja ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, këtë herë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar një fotografi krah të dashurit të saj, duke treguar se po vazhdon jetën e saj jashtë formatit televiziv.
Megjithatë, ajo që mori më së shumti vëmendje ishte mbishkrimi që shoqëronte fotografinë.
“Ju vazhdoni me lajmet, na po vazhdojmë me jetën”, shkroi Beharja.
Foto: Miss Behare/InstaStory
Përmes këtij mesazhi, ish-banorja duket se ka zgjedhur t’u përgjigjet në mënyrë indirekte diskutimeve dhe vëmendjes mediatike që është krijuar rreth saj ditëve të fundit, pas largimit nga shtëpia e BBVK-së.
Ndërkohë, postimi i saj ka nxitur interesimin e ndjekësve, të cilët kanë komentuar rikthimin e saj në rrjetet sociale krah partnerit. /Telegrafi/

