KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përplasje e rëndë mes dy anijeve në SHBA, disa persona përfundojnë në ujë – nis operacioni i shpëtimit

Përplasje e rëndë mes dy anijeve në SHBA, disa persona përfundojnë në ujë – nis operacioni i shpëtimit

Një anije cisternë është përplasur me një anije turistike të ankoruar në lumin Misisipi, në New Orleans të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar një operacion emergjent për shpëtimin e personave që përfunduan në ujë.

Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi kur cisterna Atlantic Asphalt goditi anijen turistike American Heritage, e cila i përket kompanisë American Cruise Lines, raporton The Guardian.

Zëdhënësja e Portit të New Orleans, Kimberly Curth, bëri të ditur se në momentin e përplasjes në anijen turistike ndodheshin rreth 129 pasagjerë, përveç anëtarëve të ekuipazhit.

Anija ishte ankoruar në port rreth dy orë më herët, për të nisur zbarkimin e pasagjerëve.

Burime nga ekipet e emergjencës konfirmuan se zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit po përpiqeshin të nxirrnin disa persona nga lumi.

Sipas një burimi, ekziston mundësia që cisterna të ketë humbur energjinë përpara se të përplasej me anijen turistike, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Në vendngjarje u angazhuan zjarrfikësit, policia lokale dhe ajo portuale, Roja Bregdetare Amerikane dhe ekipet e urgjencës mjekësore.

Roja Bregdetare njoftoi se lundrimi në lumin Misisipi është pezulluar përkohësisht, për t’u mundësuar ekipeve të emergjencës të zhvillojnë operacionet e shpëtimit dhe të vlerësojnë situatën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.