KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ganimete Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit

Ganimete Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thënë se derisa në Kuvendin e Kosovës po bëhet debat për energjinë elektrike, në shumë fshatra të Kosovës s’ka rrymë.

Ajo ka thënë se s’po i kërkon ministres Rizvanolli që të mos vjedh, duke thënë se nga ajo kërkon vetëm të përgjigjet nëse qytetarët do të kenë rrymë gjatë dimrit dhe që ta lirojë çmimin e rrymës.

“E nderuara ministre, vjedhni sa të mundni. Ajo carë po të them unë ty sot e për çfarë po kërkoj prej teje sot, a kanë me pasë qytetarët rrymë edhe a ka me u liru çmimi se u mbytën tu pagu. Jam dalë me të thanë garanto furnizim me rrymë 100 % për dimër. Liroje çmimin e rrymës”, ka thënë Musliu.

“Ata që vjedhin e manipulojnë e kanë vendin tjetër kund. Nga ju ministre e Svecla e Murati, që jeni në ministri të njëjta nga 2020-ta s’pres justifikime boshe. Jo çka keni bo ju, jo se keni bo këto, dil fol çka ke bo ti. Çka ke bo që qytetarët mos me e ndje mungesën e rrymës”, ka shtuar ajo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.