KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Italia me një mungesë të rëndësishme ndaj Belgjikës, ylli në fitoren ndaj Francës largohet nga grumbullimi

Italia me një mungesë të rëndësishme ndaj Belgjikës, ylli në fitoren ndaj Francës largohet nga grumbullimi

Italia ka marrë një lajm jo të mirë në prag të përballjes me Belgjikën, pasi Davide Frattesi është larguar nga grumbullimi për shkak të një shqetësimi muskulor.

Mesfushori ishte një prej protagonistëve në fitoren ndaj Francës, por nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Roberto Mancini për sfidën e së dielës në Bruksel.

Pas triumfit ndaj francezëve, që i dha përkohësisht kreun e Grupit A1 në Ligën e Kombeve, Italia i është kthyer përgatitjeve në qendrën stërvitore “Angelo Moratti”, në Appiano Gentile.

Përballja me Belgjikën është e fundit në këtë edicion dhe të kaltërve u mjafton edhe një barazim për të siguruar kualifikimin në çerekfinale. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.