Volkswagen ka zbuluar fotografitë e para të prototipit T-Roc R 2027, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht deri në fund të këtij muaji.
Modeli i ri sportiv, ende i mbuluar me kamuflazh, karakterizohet nga një dizajn më agresiv.
Sipas raportimeve, T-Roc R i ri pritet të pajiset me motorin 2.0-litërsh turbo të Golf R, i cili prodhon rreth 328 kuaj fuqi, me tërheqje në të katër rrotat.
Kjo do të përbënte një rritje të konsiderueshme të fuqisë krahasuar me gjeneratën e mëparshme, e cila kishte rreth 296 kuaj fuqi.
Përflitet gjithashtu për një sistem mild-hybrid 48 volt, por Volkswagen ende nuk ka konfirmuar specifikat teknike, çmimin apo datën e daljes në treg.
T-Roc R 2027 mund të jetë gjithashtu ndër modelet e fundit sportive të Volkswagen me motor benzinë, përpara kalimit drejt elektrifikimit. /Telegrafi/

