Pas fitores 2-0 ndaj Finlandës, Kombëtarja shqiptare ka nisur menjëherë përgatitjet për sfidën vendimtare ndaj Bjellorusisë, që zhvillohet të dielën në Hungari.
Trajneri Rolando Maran ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore, ku lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Finlandës kanë punuar me grupin, ndërsa futbollistët që luajtën në këtë takim kanë ndjekur një program të veçantë rikuperimi dhe fizioterapie.
Kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe një seancë zyrtare stërvitore në Tiranë, përpara se të udhëtojnë të shtunën drejt Hungarisë.
Përballja me Bjellorusinë është e fundit në grup dhe mund të jetë vendimtare për realizimin e objektivit të Shqipërisë në këtë edicion të Nations League. Ndeshja do të luhet në Hungari, për shkak të penalizimeve të vendosura nga UEFA ndaj Bjellorusisë. /IndeksOnline/

