KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Masat e sigurisë: FFK-ja publikon listën e gjësendeve të ndaluara për ndeshjen Kosovë – Izrael

Masat e sigurisë: FFK-ja publikon listën e gjësendeve të ndaluara për ndeshjen Kosovë – Izrael

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar tifozët për masat e sigurisë dhe rregullat që duhet të respektohen gjatë hyrjes në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjen e nesërme ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Sipas njoftimit të FFK-së, në stadium ndalohet futja dhe përdorimi i armëve të çdo lloji dhe mjeteve të mprehta, mjeteve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve dhe mjeteve eksplozive.

Po ashtu, të ndaluara janë pijet alkoolike, rrezet lazer, dronët, pajisjet e zërimit pa autorizim, banderolat me përmbajtje politike, raciste apo diskriminuese, si dhe çadrat dhe çdo send tjetër që mund të rrezikojë sigurinë e pjesëmarrësve.

FFK-ja ka bërë të ditur se të gjithë tifozët duhet të kenë me vete një dokument të vlefshëm identifikimi, i cili do të kërkohet gjatë hyrjes në stadium.

Për shkak të kontrolleve të sigurisë, federata u ka bërë thirrje tifozëve që të arrijnë sa më herët në stadium, pasi kontrolli do të jetë i detyrueshëm për të gjithë.

Në njoftim është bërë e ditur edhe se “Prishtina Parking” nuk do të jetë në funksion gjatë ditës së ndeshjes. Për këtë arsye, tifozëve u është kërkuar që parkimin e automjeteve ta planifikojnë paraprakisht në zona më larg stadiumit, për të shmangur trafikun dhe vonesat.

Në fund, FFK-ja ka falënderuar tifozët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke u bërë thirrje që ta përkrahin Përfaqësuesen e Kosovës me disiplinë dhe respekt.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.