KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u ndërpre pasi kuvendarët shkuan në pauzë.

Si pikë e parë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se është Rezoluta e propozuar nga deputetja e PDK-së, Sala Jashari lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, dhe mungesën e vazhdueshme të barnave onkologjike, raporton Klankosova.tv.

Në Kuvend ishin prezentë 63 deputetë, kurse në votim morën pjesë vetëm 44 të tillë. 42 votuan pro, ndërsa dy abstenuan.

Haxhiu njoftoi se për pasojë, rezoluta nuk kalon në mungesë kuorumi.

Pikë tjetër e rendit të ditës është “mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë”.

Gjithashtu, në rend dite është edhe Ligji për Specialen. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.