KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Trafikuan 7.5 tonë drogë, GJKKO refuzon lirimin nga burgu të 4 pjesëtarëve të grupit të njohur kriminal

Trafikuan 7.5 tonë drogë, GJKKO refuzon lirimin nga burgu të 4 pjesëtarëve të grupit të njohur kriminal

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Lulëzim Pepës, Fatjon Markut, Aleks (Shkëlqim) Pepajt dhe Ilir Lazrit për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, katër të hetuarit kishin kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, por GJKKO ka vendosur të mos pranojë kërkesën, duke lënë në fuqi masën e arrestit në burg ndaj tyre.

Lulëzim Pepa, Fatjon Marku, Aleks (Shkëlqim) Pepaj dhe Ilir Lazri janë pjesë e një grupi kriminal prej 11 personash, të hetuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe GJKKO për trafikim ndërkombëtar të rreth 7.5 tonë lëndëve narkotike.

Hetimet ndaj këtij grupi lidhen me dyshimet për përfshirje në veprimtari kriminale të trafikimit të narkotikëve në përmasa ndërkombëtare.

Me këtë vendim, katër të hetuarit do të vijojnë të qëndrojnë në paraburgim, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë nën drejtimin e SPAK.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.