Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka ndërhyrë në mbishkrimin që deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ia kishte vendosur para ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke ia ndryshuar fjalën “borxh”.
Bytyqi kishte vendosur një letër me mbishkrimin “Merr para borgj, dhe blej barna. Arben Vitia jam”.
Gjatë seancës, Matoshi e ka përmirësuar fjalën “borgj”, duke ia fshirë shkronjën “gj” dhe duke ia shtuar shkronjën “xh”.
Burimi: lajmi.net ↗

