KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbështetje e vazhdueshme parlamentare për avancimin e kapaciteteve dhe fuqizimin e FSK-së

Mbështetje e vazhdueshme parlamentare për avancimin e kapaciteteve dhe fuqizimin e FSK-së

Komisioni Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjatë vizitës, delegacioni u prit nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Në takim u diskutua për zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së, procesin e tranzicionit dhe avancimit të kapaciteteve mbrojtëse, si dhe për progresin e arritur në ngritjen dhe modernizimin e FSK-së.

Në këtë takim u shkëmbyen informacione dhe qëndrime lidhur me prioritetet strategjike, sfidat dhe planet zhvillimore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe mbikëqyrjes parlamentare në funksion të forcimit të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së falënderuan kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mefail Bajçinovcin, si dhe anëtarët e tjerë të komisionit, për bashkëpunimin profesional dhe mbështetjen e vazhdueshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në takim u konfirmua sërish rëndësia për koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional me qëllim që të zhvillohen  më tej kapacitetet profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.