KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Gjakova” apelon të mos përdoret për pije uji për banorët e zonës në Rekën e Keqe

KRU “Gjakova” apelon të mos përdoret për pije uji për banorët e zonës në Rekën e Keqe

KRU “Gjakova” ka apeluar te banorët e zonës së Rekës së Keqe që të mos e përdorin ujin për pije, pas rritjes së turbullirës dhe tejkalimit të vlerave të lejuara për konsum.

Në një komunikatë për media, kjo kompani ka bërë të ditur se vendimi është marrë për arsye të mbrojtjes së shëndetit publik.

“Konsumatorët e kësaj zone apelojmë që të mos e përdorin ujin për pije deri në një njoftim të radhës”, thuhet në komunikatën e KRU “Gjakova”.

Kompania ka njoftuar se po e përcjell nga afër situatën dhe se konsumatorët do të informohen me kohë për çdo ndryshim, përkatësisht kur uji të jetë sërish i sigurt për t'u përdorur për pije. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.