KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zemaj akuzon për keqpërdorime në sektorin farmaceutik, Vitia i quan shpifje

Zemaj akuzon për keqpërdorime në sektorin farmaceutik, Vitia i quan shpifje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka akuzuar Qeverinë për keqpërdorime në sektorin farmaceutik, duke pretenduar se dy kompani farmaceutike kanë përfituar mbi 150 milionë euro nga tenderët për barna.

Gjatë interpelancës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me mungesën e barnave onkologjike dhe vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur katër muaj pa terapi, Zemaj ka pretenduar se rritja e buxhetit për shëndetësi është shoqëruar edhe me rritje të çmimeve të barnave dhe përfitimeve të kompanive farmaceutike.

Sipas tij, buxheti për shëndetësi është rritur për 300 për qind, por e njëjta rritje është vërejtur edhe te çmimet e barnave kundër kancerit dhe fitimet e dy kompanive farmaceutike.

“Prioriteti është, po, rritja e buxhetit. Po rritja e hajnisë. Pse? Sepse e kemi thënë, e është e pandershme nëse nuk e përsërisim edhe këtu. 300% buxhet më shumë. 300% çmime më të larta te barnave kundër kancerit. 300% fitimi më i madh i 2 kompanive farmaceutike. A e dini sa më shumë se 150 milionë të totalit të këtij buxheti i kanë marrë tender veç 2 kompani farmaceutike?”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka ngritur dyshime edhe për lidhjet e personave me kompani farmaceutike dhe ndikimin e tyre në hartimin e Listës së Barnave Esenciale.

Zemaj ka përmendur në këtë kontekst Arianit Jakupin, për të cilin ka pretenduar se kishte përfituar 10 për qind nga një kompani farmaceutike dhe kishte marrë pjesë në hartimin e listës së barnave, duke përfshirë produkte që bliheshin nga kompanitë përkatëse.

“Njëra që ish-bashkëpunëtori i këtij që është ulur, edhe disa këtu që e kanë marrë 10% në atë kompani, dhe tjetra, po ashtu financues direkt i partisë politike në pushtet. Këto janë publike. Asgjë s’është e fshehur. Edhe si? Si shpërblim? Kryeministri Albin Kurti shkon e viziton familjen e Meditekit. 10%, Arianit Jakupi, bashkëpunëtori i këtyre, i cili gjoja ia ka falë ajo kompani 10%, merr pjesë në hartimin e listës esenciale për barna. Edhe fut barna që blejnë nga ato kompani. A e di ça është kjo? Kjo është krim. Kjo është hajni. Këto i ka prokuroria. Po cila prokurori i ka? Cili, cili polic i ka? Kush i mbulon këto? Edhe këtu po ju drejtohem: mos i mbuloni këto hajni, se jeni tu e vjedh jetën e qytetarëve”, ka thënë Zemaj.

Në përgjigjen e tij, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se Zemaj vazhdimisht flet për keqpërdorime dhe vjedhje, por nuk ka paraqitur fakte për pretendimet e tij.

Vitia ka shtuar se akuzat e deputetit lidhen me konkurrencën mes kompanive farmaceutike, duke përmendur edhe një mik të Zemajt në LDK, i cili, sipas ministrit, ka një kompani farmaceutike.

“Ju e përmendët prapë keqpërdorime e vjedhje, jeni ka e thoni vazhdimisht këtë, përbesë kurrë as edhe një gjysmë fakti nuk e keni paraqitur, o ish-ministër. Listat e pritjes thoni janë rritur, por janë rritur shërbimet, përbesë… E di pse e bëni këtë, është lufta farmaceutike, sepse ju e keni një mik në LDK që ka një kompani tjetër farmaceutike, që po mundohen dhe janë në luftë për t’i marrë këto barna, thuajeni troç ku është problemi”, është shprehur Vitia.

Ministri ka mohuar gjithashtu se Arianit Jakupi ka qenë i punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë kohës kur ai e drejtonte këtë institucion. Ai ka thënë se Jakupi nuk ka pasur rol në komitetin kyç për Listën e Barnave dhe se, nëse dëshmohet e kundërta, është i gatshëm të japë llogari.

“E dini bre që nuk ka qenë komiteti kyç për listën e barnave speciale. Zoti Arianit Jakupi, kur kam qenë unë ministër. Ka qenë më herët. Pse po ma jepni këtë, kur e dinë që nuk është e imja? Po s’ka qenë, nuk ka qenë as bartësi imi. Kurrë nuk ka qenë i punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë, sa kam qenë unë, zoti Zemaj. Në momentin kur të ma gjeni se ai ka qenë i punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë, sa kam qenë unë, e jo si ekspert i jashtëm, unë jap llogari edhe para qytetarëve, edhe para juve, zoti Zemaj. Aman, vazhdoni konsistencën në LDK. Ju përgëzoj, por ndaluni me shpifuri, mo, se për besë nuk ka kurrfarë kuptimi. Edhe në Prokurori çoni, mirë që m’i keni dhënë. Unë i çoj menjëherë sot në Prokurori”, ka deklaruar Vitia.

Pas përplasjes në Kuvend, Vitia ka paralajmëruar se do t’ia përcjellë Prokurorisë pretendimet e ngritura nga Zemaj, duke kërkuar që ato të trajtohen nga organet kompetente.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.