KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

ZKA nis auditimin për mbjelljen dhe mirëmbajtjen e drunjve në katër komuna

ZKA nis auditimin për mbjelljen dhe mirëmbajtjen e drunjve në katër komuna

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës për efektivitetin e mbjelljes dhe mirëmbajtjes së fidanëve dhe drunjve dekorativë në katër komuna të Kosovës.

Sipas njoftimit të ZKA-së, auditimi do të përfshijë periudhën 2020–2026 dhe do të realizohet në kuadër të Planit Vjetor të Auditimit 2026/2027.

Komunat që do të jenë pjesë e këtij procesi janë Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Podujeva.

“Procesi i auditimit do të vlerësojë nëse komunat e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Podujevës kanë planifikuar dhe realizuar në mënyrë efektive mbjelljen dhe mirëmbajtjen e fidanëve dhe drunjve dekorativë dhe nëse investimet në hapësirat e gjelbra publike në nivel komunal ofrojnë mjedis urban më të qëndrueshëm dhe mirëqenie më të lartë për qytetarët”, thuhet në njoftimin e ZKA-së.

Përmes këtij auditimi, Zyra Kombëtare e Auditimit synon të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të hapësirave të gjelbra publike, të cilat, sipas saj, kanë rëndësi të veçantë për cilësinë e jetesës, mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit.

“Përmes këtij auditimi, ZKA synon të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të hapësirave të gjelbra publike të cilat kanë rëndësi të veçantë për cilësinë e jetesës, mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.