KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Më shumë fluturime dhe udhëtarë në shtator 2026 sesa një vit më parë

Më shumë fluturime dhe udhëtarë në shtator 2026 sesa një vit më parë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin shtator 2026.

Ky publikim statistikor paraqet të dhëna statistikore mujore për transportin ajror, hekurudhor dhe telekomunikimin.

Transporti Ajror – Më shumë fluturime dhe udhëtarë në shtator 2026 sesa një vit më parë

Në muajin shtator 2026, numri i fluturimeve të realizuara ishte 2 548, ose 6,5 % më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Numri i udhëtarëve në total ishte 393 360, ose 4,9 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Shtator 2025).

Transporti Hekurudhor

Në muajin shtator 2026 numri i udhëtarëve në transportin hekurudhor ishte 7 167, ose (-12,8 %) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2025. Ndërsa, mallra të transportuara përmes transportit hekurudhor nuk kishte në këtë muaj.

Telefonia Fikse

Në muajin shtator 2026, numri i përdoruesve në rrjetin e telefonisë fikse ishte 72 905, me një rritje prej 7,1 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, trafiku i realizuar (në minuta) ishte 1 722 676, me një rënie prej (- 12,2 %) , krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Telefonia Mobile

Në muajin shtator 2026 numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 646 103, ose (-2.19 %) më pak sesa në periudhën e njëjte të vitit të kaluar. Ndërsa, numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 325 120, ose 1,18 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.