KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Interpelanca për barnat, Deliu: Pacientët pa mundësi financiare nuk duhet t’i blejnë vetë ato

Interpelanca për barnat, Deliu: Pacientët pa mundësi financiare nuk duhet t’i blejnë vetë ato

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka folur në seancën plenare ku ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, po përballet me interpelancë lidhur me mungesën e barnave onkologjike.

Deliu tha se kushdo që ka pasur një familjar të prekur nga kanceri e kupton vështirësinë dhe dhimbjen që sjell kjo sëmundje, njofton Klankosova.tv.

Ajo vlerësoi si të mirëseardhur rritjen e buxhetit për Klinikën e Onkologjisë, por theksoi se pacientët nuk duhet të mbeten pa barna që janë në Listën Esenciale.

“Unë pajtohem se rritja e buxhetit ka qenë e mirëseardhur në Onkologji, por nuk mund të pajtohem që barnat që janë në Listën Esenciale të mos mund t’i përfitojnë pacientët që nuk kanë mundësi financiare t’i blejnë”, u shpreh Deliu.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.