Këngëtari i njohur, Gjesti, ka tërhequr vëmendjen me një takim të veçantë që ka zhvilluar së fundmi.
Ai është takuar me hoxhën e njohur Behar Mjekiqi, i cili e ka pritur në odën e tij.
Gjatë takimit, hoxha i ka dhuruar Gjestit një libër të titulluar “Liria e fjalës dhe media digjitale”, të cilin të dy e kanë ekspozuar në fotografinë e publikuar.
Ka qenë vetë Gjesti ai që ka ndarë momentin me ndjekësit në Instagram, duke e falënderuar hoxhën për mikpritjen dhe dhuratën.
“Faleminderit shumë për dhuratën edhe pritjen në odën e Behar Mjekiqit”, ka shkruar artisti krahas fotografisë.
Megjithatë, Gjesti nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth bisedës që ka zhvilluar me hoxhën gjatë këtij takimi.
Burimi: indeksonline.net ↗

