KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Kallas paralajmëron Evropën: Mos bini në kurthin e Putinit, fokusi duhet të jetë armëpushimi në Ukrainë

Kallas paralajmëron Evropën: Mos bini në kurthin e Putinit, fokusi duhet të jetë armëpushimi në Ukrainë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka kritikuar përpjekjet e Rusisë për të zhvendosur diskutimin nga armëpushimi në Ukrainë drejt kërkesave të saj për sigurinë evropiane.

Gjatë një deklarate në Dublin, Kallas tha se diskutimi i kërkesave të Moskës për arkitekturën e sigurisë do të ishte një gabim, pasi sipas saj, kjo do të thotë të biesh në kurthin e ngritur nga Rusia.

“Nëse fillojmë të diskutojmë atë që kërkon Rusia për arkitekturën e sigurisë, biem në kurthet që Moska po na ngre. Largojmë vëmendjen nga fakti se nuk ka armëpushim dhe fillojmë të dëgjojmë pretendimet e saj”, u shpreh Kallas.

Ajo theksoi se në luftën në Ukrainë ka një agresor dhe një viktimë, duke nënvizuar se Rusia nuk është sulmuar nga askush, por është vetë ajo që ka sulmuar vende të tjera.

Kallas komentoi edhe mundësinë e përfshirjes së një negociatori evropian në bisedimet me Rusinë, duke u distancuar nga modeli amerikan i përfaqësimit përmes Jared Kushner dhe Steve Witkoff.

Sipas saj, Bashkimi Evropian ka institucione dhe nuk mund të ndjekë të njëjtën mënyrë veprimi si Shtetet e Bashkuara, duke dërguar persona që nuk kanë një funksion zyrtar institucional.

“Ne kemi institucionet tona, ndaj nuk mund të dërgojmë një person që nuk ka asnjë rol institucional, siç bëjnë amerikanët. Nuk duhet të kopjojmë të njëjtat modele”, deklaroi ajo.

Kallas shtoi se liderët evropianë duhet të vendosin se kush do ta përfaqësojë Evropën në negociata, por më e rëndësishmja është të përcaktohet qartë mandati dhe përmbajtja e bisedimeve. Ajo theksoi se është e gatshme të merret me punën përgatitore.

E pyetur nëse do të ishte vetë ajo negociatorja evropiane për Ukrainën, pavarësisht kundërshtimeve të Rusisë ndaj emrit të saj, Kallas u përgjigj se Moska nuk mund të vendosë se kush duhet të përfaqësojë Bashkimin Evropian.

“E di që rusët nuk më duan, por a kemi ne ndonjë fjalë për të thënë se kush e përfaqëson Rusinë? Jo, nuk kemi”, tha Kallas.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.