KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Asnjë sasi e mallrave nuk është transportuar përmes hekurudhave gjatë muajit shtator

Asnjë sasi e mallrave nuk është transportuar përmes hekurudhave gjatë muajit shtator

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin shtator 2026, të cilat tregojnë rritje të aktivitetit në transportin ajror, por rënie të numrit të udhëtarëve në transportin hekurudhor.

Sipas të dhënave të ASK-së, gjatë shtatorit janë realizuar 2 mijë e 548 fluturime, apo 6.5 për qind më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025.

Ndërkaq, numri i udhëtarëve në transportin ajror ka arritur në 393 mijë e 360, duke shënuar rritje prej 4.9 për qind në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar.

Në anën tjetër, transporti hekurudhor ka shënuar rënie. Gjatë këtij muaji, numri i udhëtarëve që kanë përdorur trenat ishte 7 mijë e 167, ose 12.8 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit 2025. ASK-ja ka bërë të ditur se gjatë shtatorit nuk është transportuar asnjë sasi e mallrave përmes hekurudhave, transmeton Zeri.info.

Sa i përket telefonisë fikse, numri i përdoruesve ka arritur në 72 mijë e 905, duke shënuar rritje prej 7.1 për qind krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, trafiku i realizuar ka rënë për 12.2 për qind, në gjithsej 1 milion e 722 mijë e 676 minuta.

Në telefoninë mobile, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 milion e 646 mijë e 103, që paraqet rënie prej 2.19 për qind krahasuar me shtatorin e vitit 2025.

Ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) arriti në 325 mijë e 120, duke shënuar rritje prej 1.18 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.