KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndërhyhet në varrezat e Samadrexhës, zgjidhet shqetësimi i banorëve pas ankesës në “Fol me Arin”

Ndërhyhet në varrezat e Samadrexhës, zgjidhet shqetësimi i banorëve pas ankesës në “Fol me Arin”

Varrezat e fshatit Samadrexhë kishin qenë në gjendje të rëndë si pasojë e rrëshqitjes së dheut, duke vështirësuar edhe qarkullimin në atë zonë.
Për këtë problem, banorët përmes emisionit “Fol me Arin” në Klan Kosova kishin kërkuar intervenim urgjent. Ata kishin theksuar se në këto varreza prehet edhe heroi Afrim Bunjaku.
Duket se ankesa e tyre është marrë parasysh, pasi tashmë gjendja është përmirësuar përmes vendosjes së mburojave, të cilat kanë parandaluar përkeqësimin e situatës.
Pas këtij intervenimi, qytetarët kanë shprehur mirënjohjen ndaj emisionit të ankesave “Fol me Arin” në Klan Kosova, për adresimin e shqetësimit të tyre, duke bërë të mundur që tashmë të vizitojnë më lirshëm varrezat e të dashurve të tyre.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.