KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komuna e Rahovecit në gatishmëri për situata emergjente, apelon për kujdes nga erërat e forta

Komuna e Rahovecit në gatishmëri për situata emergjente, apelon për kujdes nga erërat e forta

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se është e gatshme të ofrojë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme për qytetarët në rast të situatave emergjente, si pasojë e erërave të forta që kanë përfshirë vendin.

Përmes një njoftimi në Facebook, komuna ka bërë të ditur se, duke pasur parasysh mundësinë e shkaktimit të dëmeve materiale dhe rrezikimin e sigurisë së qytetarëve, institucionet komunale janë të gatshme të intervenojnë sipas nevojës.

“Apelojmë te të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin qëndrimin pranë objekteve të pasigurta, drunjve dhe elementeve të tjera që mund të dëmtohen nga era”, thuhet në njoftim.

Komuna ka bërë të ditur se qytetarët që përballen me dëme materiale apo kanë nevojë për ndërhyrje mund t’i paraqesin kërkesat pranë institucioneve përkatëse komunale.

Për këtë çështje, qytetarët mund të kontaktojnë edhe drejtorin e Drejtorisë për Emergjenca, Irfan Berisha. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.