KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Jashari kërkon llogari nga Vitia për mungesën e terapisë për pacientët me kancer

Jashari kërkon llogari nga Vitia për mungesën e terapisë për pacientët me kancer

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për mungesën e barnave onkologjike dhe vonesat në sigurimin e terapisë për pacientët me kancer.

Gjatë interpelancës në Kuvend, Jashari ka ngritur shqetësimin për rastin e një pacienteje me kancer, e cila kishte mbetur katër muaj pa marrë terapinë e nevojshme para se të vdiste.

Ajo ka thënë se pacientët, përveç përballjes me sëmundjen, detyrohen të përballen edhe me vështirësi për sigurimin e trajtimit.

“Përveç sëmundjes, qytetarët përballen edhe me një betejë tjetër, sigurimin e terapisë”, ka deklaruar Jashari.

Duke iu drejtuar ministrit Vitia, ajo ka theksuar se vonesa në sigurimin e barnave nuk është thjesht çështje administrative, por mund të ketë pasoja të rënda për pacientët.

“Për ju mund të jetë veç një tender i vonuar, por për atë grua ishin katër muaj pritje, ndërkohë që sëmundja nuk pret”, ka thënë ajo.

Jashari ka kërkuar që sigurimi i barnave esenciale, trajtimi i pacientëve me kancer dhe përmirësimi i kushteve shëndetësore të jenë prioritete reale në buxhetin e Kosovës.

“Duam të dërgojmë një mesazh të qartë: shëndetësia, trajtimi i pacientëve me kancer, sigurimi i barnave esenciale dhe përmirësimi i kushteve shëndetësore duhet të jenë prioritete reale buxhetore e jo vetëm premtime në letër”.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.