Ish-bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos te Portugalia, Adrien Silva, ka dalë në mbrojtje të yllit portugez, duke thënë se vetëbesimi dhe ambicia e tij shpesh janë interpretuar gabimisht si arrogancë.
“Ndonjëherë, vetëbesimi i jashtëzakonshëm i tij keqinterpretohet. Ajo që disa e quajnë arrogancë është thjesht ambicie e vërtetë dhe zhgënjim natyral i dikujt që urren humbjen”, deklaroi Silva për Kooora.
Ai mohoi gjithashtu se Ronaldo kishte trajtim të veçantë në kombëtaren portugeze, duke theksuar se statusin e tij e kishte fituar përmes paraqitjeve, trofeve dhe përkushtimit ndaj vendit.
“Sekreti ishte se ai gjithmonë ishte i pari që jepte shembull me punën, përpikërinë dhe përkushtimin e tij”, shtoi ish-mesfushori. /Zëri

