KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, prezanton rolin e medias në edukimin e pacientëve me diabet

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, prezanton rolin e medias në edukimin e pacientëve me diabet

Shoqata e Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Kosovës ka nisur këtë të premte punimet njëditore të Konferencës Shkencore Vjeshtore, me temën “Vepro herët ndaj diabetit”, në nder të Ditës Botërore të Diabetit, e cila shënohet më 14 nëntor.

Ky aktivitet shkencor ka mbledhur profesionistë të fushave të ndryshme të shëndetësisë, si endokrinologë, oftalmologë dhe kirurgë.

Ndërkaq, për herë të parë, në kuadër të kësaj konference shkencore, pjesëmarrëse është edhe gazetarja e shëndetësisë, Arbreshë Uka nga Klan Kosova.

Me punën e saj të specializuar në sektorin e shëndetësisë, në punimet e konferencës ajo ka prezantuar temën “Roli i edukimit dhe raportimit mediatik për pacientët me diabet”, duke vënë në pah rëndësinë e medias si një urë e rëndësishme lidhëse mes pacientëve dhe mjekëve.

Po ashtu, gazetarja Uka bën të ditur se përmes raportimit të mirëfilltë edukon, vetëdijeson dhe fuqizon pacientët me diabet, si dhe familjarët e tyre, duke promovuar shëndetin, cilësinë e jetës dhe menaxhimin sa më të mirë të sëmundjes.

Uka ka theksuar se përmes raportimit të mirëfilltë, media kontribuon në edukimin, vetëdijesimin dhe fuqizimin e pacientëve me diabet dhe familjarëve të tyre, duke promovuar kujdesin shëndetësor, një jetë më cilësore dhe menaxhimin sa më të mirë të sëmundjes.

Përmes punës në terren dhe bashkëpunimit profesional me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe projektin IHS, Uka ka realizuar edhe raportime hulumtuese për menaxhimin e sëmundjeve kronike jongjitëse, të bazuara në udhëzues profesionalë mjekësorë dhe mediatikë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.